Site icon Telegrafi

Aksidenti i rëndë në Gjilan ku humbi jetën një 33 vjeçar, shoferi i njërës veturë dërgohet në mbajtje

Një aksident i rëndë ndodhi të hënën ku për pasojë një person humbi jetën dhe një tjetër mori lëndime trupore në rrugën “Kamenica”, në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se drejtuesi i veturës pas marrjes së tretmanit mjekësor është dërguar në mbajtje.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj kosovarë, ku si pasojë njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër, i dyshuari mashkull kosovar i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Exit mobile version