Një 19-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sonte në Shajkovc të Podujevës.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Njoftojmë se numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin në Shajkovc të Podujevës ka arritur në 8 persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B. mashkull, 2001, e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Ahmeti.
Në aksidentin në Podujevë kanë qenë të përfshira tri vetura dhe një traktor, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30. /Telegrafi/