Gjendet trupi i pajetë i shoferit të një automjeti tip Ford që doli nga rruga mbrëmjen e së enjtes në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në fshatin Konjat.
Mjeti me targa mori me vete jashtë rrugës barrierat e hekurta dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie, në anë të autostradës.
Dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë tepër të lartë. Në Konjat aksidente të tilla janë të shpeshta për shkak të shpejtësisë së lëvizjes. /Telegrafi/