Site icon Telegrafi

Aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, vdes njëri nga të aksidentuarit

Në aksidentin e ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Rixhevë të Klinës, ka humbur jetën njëri prej të lënduarve. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i emergjencës në spitalin e Pejës, Dr. Zenun Kekaj.

LEXO PO ASHTU: Aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, ja si nxirret i lënduari nga vetura (Video)

“Në spitalin e Pejës në orët e mëngjesit janë sjellë 6 persona të aksidentuar ku njëri nga ta kishte arritur pa shenja jete”, ka thënë Kekaj. Ai ka shtuar se dy prej të aksidentuarve për shkak të gjendjes së rëndë janë transferuar për në QKUK, ndërkaq dy të tjerë janë hospitalizuar në spitalin e Pejës dhe të tjerët janë liruar.

LEXO PO ASHTU: Aksident i rëndë në Rixhevë të Klinës, katër të lënduar (Foto)

Kekaj ka thënë se në përgjithësi gjendja e të aksidentuarve ka qenë e rëndë me lëndime të mëdha trupore. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura. /Telegrafi/

Exit mobile version