Site icon Telegrafi

Aksidenti në Llaskarcë, policia ndalon gjashtë persona

Policia e Maqedonisë ka ndaluar gjashtë persona lidhur me aksidentin e 13 shkurtit që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë me ç’rast 15 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar.

Alsat jozyrtarisht mëson se në mesin e të ndaluarve janë edhe vozitësi i autobusit si dhe pronari i “Durmo Tours”.

Lidhur me detajet rreth rastit ne fjalë Prokuroria Publike sot në ora 10:30 do të mbajë një konferencë për shtyp.

Exit mobile version