Site icon Telegrafi

Vdesin dy nga gjashtë të lënduarit në Korroticë të Drenasit

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Korroticë të Ulët të Drenasit, si pasojë dy persona kanë vdekur.

Rasin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Ju njoftojmë se dy nga personat, e lënduar që ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, nuk kanë arritë të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtat kanë ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Lexo po ashtu Pamje nga aksidenti i rëndë në Korroticë të Drenasit

Viktimat janë; L.P. 45-vjeçare dhe Q.TH 26-vjeç.

Vdekjen e tyre e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara.

“Aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejn ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, ka shtuar Ahmeti.

Ndërkaq, një lexues i Telegrafit ka dërguar video të ngjarjes ku shihen persona të shtrirë, si dhe persona të cilët jepin ndihmë të lënduarve./Telegrafi.

Exit mobile version