Telegrafi

Aksidenti në hyrje të Shtimes, prokurori i rastit jep detaje: Pos katër të vdekurve, janë edhe dy të lënduar rëndë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën Ferizaj – Shtime, si pasojë katër persona kanë humbur jetën.

Nga aksidenti tragjik rrugor në hyrje të Shtimes ku humbën jetën katër persona kanë arritur të mbijetojnë dy persona të tjerë.

Prokurori i rastit thotë se na aksident janë përfshirë dy vetura derisa vetura e tretë për të evituar përplasjen ka rënë në hendek.

Lexo po ashtu Katër të vdekur në një aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, përfshihen tri vetura

“Në një automjet dyshohet se kanë qenë katër viktimat, në automjetin tjetër të aksidentuar janë dy të plagosurit që janë në gjendje të rëndë, derisa vetura e tretë duke tentuar të shmangur përplasjen ka lëshuar rrugën dhe ka rënë në hendek”, deklaroi prokurori i rastit, Besnik Nuredini.

Nga ana tjetër koloneli Kanun Veseli, tha se njëri nga viktimat është 21-vjeçar tjetri 23-vjeç derisa dy viktimat tjera janë të moshës rreth 40 vjeçarë.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt për Dukagjinin ka thënë se të mbijetuarit janë një grua shtatzënë dhe burri i saj, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Ai tha se gruaja ka fraktura në këmbë si dhe krahun e thyer./Telegrafi/