Telegrafi

Aksidenti në Gjilan, gjendja e pacientes të shtrirë në QKUK vazhdon të jetë e rënduar

Foto: Arkiv

Gjendja shëndetësore e pacientes 83 vjeçare, e cila ka marrë lëndime trupore në aksidentin, i cili ndodhi të enjten në qendër të Gjilanit, vazhdon të jetë shumë e rëndë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, shefi i repartit të Intensivës, Shaqir Uka.

Sipas tij, pacientja ka pësuar lëndime në kokë me gjakderdhje të brendshme, si dhe iu janë kryer të gjitha ekzaminimet radiologjike dhe laboratorike.

“Nga aksidenti në Gjilan këtu te në është e shtrirë një paciente, e cila ka pësuar një lëndim në kokë me gjakderdhje të brendshme. Iu ka nënshtruar një intervenimi kirurgjik. Gjendja e saj vazhdon të jetë të mbetet dhe më tutje shumë e rëndë. Është vazhdimisht nën monitorim, 24 orë. Të gjitha ekzaminimet radiologjike dhe laboratorike janë të kryera”, ka thënë Uka.

Ndryshe, të enjten në qendër të Gjilanit ka ndodhur një aksidentet komunikacioni, ku si pasojë e plagëve të marrura, një person ka humbur jetën, ndërsa me dhjetëra të tjerë kanë marrë lëndime, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK dhe në Spitalin e Gjilanit. /Telegrafi/