Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar shoferin e veturës e cila u përfshi në aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti është nën hetime.
“Rr. e Fshatit Llovcë-Pogragjë, Gjilan 25.07.2022 – 14:00. Në aksident trafiku janë përfshi një automjet transportues civil dhe një veturë civile. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i automjetit transportues viktima mashkull Kosovar”.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa vozitësi i veturës civile mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/