Telegrafi

Aksidenti me fatalitet në Komoran, arrestohet shoferi i njërës nga veturat e përfshira

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të dielën në Komoran, ku një person ka humbur jetën.

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje rreth këtij aksidenti ku të përfshira ishin dy vetura dhe një motoçikletë.

“Raportohet për një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura me drejtues një mashkull kosovar dhe një femër kosovare dhe një motoçiklisti mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në QKUK”, ka njoftuar policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa drejtuesi i njërës nga veturat e përfshira në aksident i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/