Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar shoferin i cili të martën shkaktoi aksident me fatalitet në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.
Sipas njoftimit, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën ka goditur viktimën (këmbësorin) i cili ishte duke e kaluar rrugën.
“Rr. Idriz Seferi, Gjilan 07.06.2022 – 11:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident dhe goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor i cili kishte qenë duke kaluar rrugën. Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Viktima sipas policisë është 70-vjeçar./Telegrafi/