Telegrafi

Aksidenti me fatalitet në Bibaj të Ferizajt, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku mbeti i vdekur një person.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi në orën 09:41.

“Viktima mashkull  kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin,  duke hyrë në autostradën, dyshohet se  nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes  dhe është rrokullisur”, thuhet në raport.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Lexo po ashtu Një person vdes pasi rrotullohet me kamion në autostradën “Arbën Xhaferi”

Në vend ngjarje kanë edhe dalë njësitet përkatëse  policore, emergjenca dhe zjarrfikësit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/