Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi dje në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku mbeti i vdekur një person.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi në orën 09:41.
“Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin, duke hyrë në autostradën, dyshohet se nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe është rrokullisur”, thuhet në raport.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Në vend ngjarje kanë edhe dalë njësitet përkatëse policore, emergjenca dhe zjarrfikësit.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/