Telegrafi

Aksidenti i autobusit në Bullgari, lajm kryesor nëpër mediat botërore

Lajmi për aksidentin e autobusit të Maqedonisë së Veriut në Bullgari ka qenë lajm kryesor në të gjithë mediat botërore, duke treguar informacione rreth ngjarjes, njofton Telegrafi Maqedoni.

Voanews, reuters, nytimes, euronews, 9news, irishtimes, italy24, gulfnews, abcnews, joe.ie, independent, thehindu, BBC, ajc, tribdem dhe shumë media tjera botërore kanë pasur si lajm kryesor vdekjen e 45 personave nga Maqedonia e Veriut, gjatë kthimit nga ekskurzioni në Stamboll për fundjavën e vazhduar.

Institucionet bullgare dhe maqedonase janë duke hetuar për shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/