Telegrafi

Aksidentet më të çuditshme, në shikim të parë duken si imazhe të edituara – në fakt ato janë të vërteta

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë publikuar imazhe nga vendet e ndryshme të botës, ku shfaqen aksidentet më të çuditshme të trafikut që kanë ndodhur ndonjëherë.

Bored Panda ka bërë një kolazh të këtyre imazheve ku në shikim të parë duken sikur janë të edituara, por në fakt ato kanë ndodhur në vende të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.

Raportohet se shoferët e këtyre mjeteve kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, pavarësisht se mjetet e tyre janë dëmtuar pjesërisht apo edhe në disa raste tërësisht.

Fotografitë janë shkrepur në kohën dhe momentin e duhur, dhe shfaqin pasojat e aksidentit nga pakujdesia e shoferëve. /Telegrafi/