Një aksident zinxhiror trafiku që ka ndodhur në Denver, raportohet të ketë lënë disa persona të vdekur dhe të paktën 10 tjerë të lënduar, kur një traktor u përplas në disa vetura.
Aty menjëherë u pa se si shpërtheu zjarri i madh që kaploi tre kamionë dhe 12 vetura, kurse zëdhënësi i policisë në Lakewood të Colorado ka njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet e zjarrfikësve, transmeton Telegrafi.
“Aksidenti zinxhiror ka ndodhur dhe si rezultat i kësaj 15 vetura janë përfshirë nga zjarri”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë që gjithashtu pranoi se dhjetëra persona janë dërguar me urgjencë në spital.
Një aksident i mëparshëm i kishte paraprirë kësaj katastrofe, ku një autobus që transportonte nxënësit u përplas me një furgon. Në anën tjetër autoritetet lokale kanë njoftuar se të gjithë nxënësit janë shëndoshë e mirë. /Telegrafi/