Telegrafi

Aksident zinxhiror në Prishtinë, katër të lënduar (Video)

Katër persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksidenti zinxhiror, i cili ka ndodhur në orët e para të para të së martës në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Lajmin e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Aksidenti saktësisht ka ndodhur rreth orës 00:36.

Sipas Ahmetit, në aksident ishin të përfshira katër vetura, ndërsa personat  e lënduar janë dërgua për tretman mjekësorë në QKUK.

“Katër veta kanë marr lëndime të lehta trupore. Në aksident ishin të përfshira katër vetura, BMW, Toyota, Audi dhe Passat. Janë dërguar për tretman në QKUK, ndërsa më pas janë liruar për në shtëpitë e tyre”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/