Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në Komoran të Drenasit.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.
Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje rreth aksidentit nga Polica e Kosovës, mirëpo këta të fundit nuk iu janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë.
Detajet më të hollësishme rreth aksidentit do të publikohen më vonë. /Telegrafi/