Telegrafi

Aksident zinxhiror në Illinois ku u përfshinë mbi 90 vetura, raportohet për shumë të vdekur – stuhia e rërës e shkaktoi më të keqen

Shumë persona humbën jetën dhe të paktën 30 tjerë janë hospitalizuar, pasi një stuhi rëra çoi deri të një aksident zinxhiror në autostradën 55 nga Springfield në Illinois.

Policia amerikane ka njoftuar se në aksident kanë marrë pjesë të paktën 90 vetura, e akoma nuk dihet saktë sa persona humbën jetën, transmeton Telegrafi.

Një pjesë e autostradës është mbyllur, e pritet që ajo të mbetet ashtu deri në orët e pasdites të mërkurës.

Zyrtarët kanë hapur qendra pranimi për ribashkimin e familjeve të viktimave të këtij aksidenti, në qytetin Divernon në afërsi të autostradës.

Videot dhe fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, shfaqin re tymi dhe vetura të djegura dhe shumë tjera të dëmtuara – e kishte raportime edhe për shpërthime.

Erërat e forta bën që të krijohet një stuhi rëra që uli rrezikun e dukshmërisë.

Kryetari i Springfield nuk tregoi sa persona kanë humbur jetën, por theksoi se mbi 30 persona janë lënduar dhe dërguar në spital. /Telegrafi/