Në një aksident zinxhiror që ka ndodhur në provincën turke Hatay në jug të vendit, kanë humbur jetën 12 persona dhe 31 tjerë janë lënduar.
Siq raporton Anadolu Agency, duke u thirrur në burime brenda policisë, një kamion kishte lëvizur në kahjen e kundërt duke u përplasur me nëntë vetura dhe dy minibus, transmeton Telegrafi.
Aksidenti ndodhi derisa shoferi i kamionit humbi kontrollin mbi mjetin motorik, ku si pasojë pati shumë viktima.
Shumë vetura që u përfshin në aksident, ishin pranë autostradës, në afërsi të një pompe derivatesh.
Pas përplasjes së fuqishme shumë vetura u përfshinë nga zjarri, kurse ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë 22 autoambulanca.
Hatay ishin në mesin e 11 provincave turke, që në fillim të shkurtit u godit nga tërmetit shkatërrues nga i cili humbën jetën mbi 50 mijë persona. /Telegrafi/