Telegrafi

Aksident zinxhiror në dalje të Fushë-Kosovës (Foto)

Një aksident zinxhiror ka ndodhur në orët e pasditës në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, në dalje të Fushë-Kosovës.

Në fotograftë që i ka siguruar Telegrafi nga vendi i ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë tri vetura. Ndërsa, përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtaët e Policisë së Kosovës.

Për detajet e tjera nga ky aksident, lexuesit do t’i mbajmë të informuar me kohë./Telegrafi/