Një aksident zinxhiror ka ndodhur rreth orës 15:20 në Çagllavicë.
Në këtë aksident janë përfshirë 9 automjete dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit tri prej automjeteve të përfshira në aksident kanë qenë në lëvizje, e gjashtë të parkuara.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete, tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/