Një aksident ku janë përfshirë katër vetura dhe një autobus ka ndodhur sot te Zona Industriale në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Policia njofton se nga ky aksident 7 persona janë lënduar.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, ka deklaruar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulancat dhe policia për të ofruar ndihmë dhe për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Pamje të reja nga ky aksident zinxhiror janë dërguar në redaksinë e Telegrafit, duke treguar dëmet e shkaktuara në automjetet e përfshira.