Telegrafi

Sërish aksident zinxhiror në Veternik

Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak çastesh në Veternik të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 në lagjen Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale, ku janë përfshirë 6 automjete”, ka thënë Ahmeti.

Lexo po ashtu Pesë vetura të përfshira, katër të lënduar – pamje nga aksidenti në Veternik të Prishtinës (Foto/Video)

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndërkaq, të hënën (gjatë kësaj jave), po në të njëjtën rrugë, në Vetrnik kishte ndodhur një aksident zingjiror mes disa veturave, në të cilën janë lënduar 4 persona./Telegrafi