Site icon Telegrafi

Tre të lënduar në aksidentin në rrugën Prizren – Gjakovë

(E plotësuar) Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit që ndodhi sot në rrugën Prizren – Gjakovë, konkretisht në fshatin Bishtazhin.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një autobus.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka bërë të ditur se të lënduar janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës.

“Mund t’ju konfirmoj se në fshatin Bishtazhin ka ndodhur një aksident trafiku. Të përfshirë në aksident kanë qenë dy vetura dhe një autobus”.

“Përveç dëmeve materiale, trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve janë duke marr tre persona në Spitalin Rajonal në Gjakovë”, ka deklaruar Elezaj.

——————————————————————-

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prizren-Gjakovë.

Në videon e siguruar nga Telegrafi shihet se në aksident është përfshirë një autobus dhe disa vetura.

Telegrafi ka provuar që të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka pranuar përgjigje./Telegrafi/

 

Exit mobile version