Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Valias të Kamzës.
Rreth orës 07:50, mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç, dhe si pasojë drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 25.09.2024, rreth orës 07:50, në Valias, mjeti me drejtues shtetasin Sh. S., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Y. L., 36 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.