Site icon Telegrafi

Aksident me tre të lënduar në Kamëz, momentet kur atyre u jepet ndihma e parë (Video,+16)

Qytetarët sjellin pamje të momentit kur tre të plagosurit nxirren nga automjeti tip “Nissan Micra”. Në pamje duket momenti kur forcat e shërbimit zjarrfikëse dhe të ambulancës transportojnë të plagosurit.

Në video dëgjohen ulërimat rrëqethëse të njërit prej të plagosurve i cili mbeti i bllokuar në automjet. Ai mund të dëgjohet teksa kërkon ndihmë.

Është dashur ndërhyrja me mjete të specializuara të zjarrfikëses për nxjerrjen e personit të tretë.

Ndërsa në video dëgjohen qytetarët që komentojnë vonesën e ambulancës.

Rreth orës 19:15 në aksidentin ku u përfshijnë tre automjete mbeten të plagosur tre persona ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në video dëgjohen edhe qytetarët që 20 minuta pas aksidentit thonë se ende nuk ka mbërritur ambulanca

“Shiko si vjen 20 minuta me vonesë“.

E përballë gjithë kësaj skene kaotike, qytetarët luten që të plagosurit t’i shpëtojë Zoti, pasi edhe pas 60 minutash, ata mund të dëgjohen teksa thonë se ende nuk ka ardhur ambulanca.

“O Zot shpëtoi o Zot… 60 minuta këtu. Ishalla shpëtojnë, është djalë i ri. Katastrofë, 60 minuta aksidenti në Kodër Kamëz“. /tvklan.al/

Exit mobile version