Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në hyrje të Prishtinës rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës.
Një veturë me targa të Gjermanisë ka rënë poshtë nga rrethrrotullimi i Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes ka shumë ekipe të policisë, ndihmës së parë dhe të zjarrfikësve.
Sipas një dëshmitari, i cili ka thënë se është familjar i të aksidentuarve, në veturë ishte nipi i tij me nuse.
Zyrtarisht ende nuk është konfirmuar nga policia e as nga emergjenca për viktima e as për të lënduar nga ky aksident.