Telegrafi

Aksident trafiku tek Liqeni i Badovcit

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht tek Liqeni i Badovcit.

Një kombi ka dalë nga rruga, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 09:00,në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë  një veturë.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, konfirmon Policia e Kosovës për Telegrafin.

Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet-aksidenti. /Telegrafi/