Telegrafi

Aksident trafiku në Viti – lëndohen gjashtë persona

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma në Viti.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy vetura me ngasës meshkuj.

Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe katër pasagjerë.

Të njëjtit pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar. /Telegrafi/