Një aksident trafiku ka ndodhur në Stanovc të Vushtrrisë.
Dy vetura janë përplasur mes vete, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në ora 18:15, derisa ekipet policore kanë dal në vendin e aksidentit dhe po hetojnë rastin.
Telegrafi ka tentuar të flasë me Policinë, por nuk ka mundur të marr përgjigje.
Ndërkohë, Policia e Kosovës me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, t’iu përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
“Faktorët kontribuues në shkaktimin e aksidenteve janë kryesisht tejkalimi i shpejtësisë dhe mosrespektimi i shenjave te komunikacionit rrugor”. /Telegrafi/