Site icon Telegrafi

Aksident trafiku në Skenderaj, vdes një person

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sonte në Skenderaj, më saktësisht në rrugën Runik-Klladernicë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka konfirmuar se në aksident ka vdekur një person, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë, transmeton Telegrafi.

“Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj, u informova që sonte ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor në rrugën Runik – Klladernicë, përkatësisht në kufirin Kostërc – Klladernicë, me ç‘rast një person me iniciale Xh.H ka humbur jetën ndërsa një tjetër është lënduar rëndë. Ekipet mjekësore nga QKMF Skenderaj, me marrjen e informatës kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vend të ngjarjes dhe dhënë ndihmën e parë për personat e lënduar”, ka njoftuar ai përmes një shkrimi në Facebook.

Tutje ai ka shkruar se “I lënduari që ka mbijetuar, pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Gjendja e tij shëndetësore fatkeqësisht është e rëndë”.

“Në emër të komunës së Skenderajt dhe në emrin tim personal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hasani nga fshati Klladernicë. Njëkohësisht bëj apel tek të gjithë qytetarët që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes në komunikacion”./Telegrafi/

Exit mobile version