Telegrafi

Aksident trafiku në Serbi, treni ndan në dysh autobusin – 5 të vdekur dhe 33 të lënduar (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin Nish të Serbisë, ku treni ka ndarë në dysh një autobus që ishte plot me pasagjerë.

Mediat serbe raportojnë se deri më tani janë regjistruar 33 të lënduar dhe të paktën pesë të vdekur, kurse 10 tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Treni kishte ndarë në dysh autobusin që sipas dëshmitarëve okularë në atë kohë po transportonte fëmijët për në shkollë. Me të kuptuar për çfarë bëhej fjalë, njësite të shumta të policisë, autoambulancave dhe zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për të asistuar të lënduarit.

“Skenat ishin aq të tmerrshme sa që edhe policët që mbërritën në vendin e ngjarjes, filluan të qajnë kur nxorën viktimat. Me një fjalë autobusi është ndarë në dysh”, ka deklaruar një dëshmitar.

10 deri në 12 pacientë të pranuar në spitalin e Nishit raportohet se janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse 10 fëmijë janë pranuar në kujdesin intensiv. /Telegrafi/