Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Tetovë – Pirok, konkretisht në fshatin Pallçisht.
Makina e tipit BMW ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka goditur disa shtylla elektrike që ndodheshin krah rrugës, por për fat të mirë drejtuesi i automjetit apo ndonjë person tjetër nuk ka pësuar lëndime trupore.
Për pasojë, janë dëmtuar disa shtylla elektrike, ndërsa dy pjesë të këtij fshati kanë mbetur pa energji elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të SPB-së së Tetovës për të hetuar shkaqet e aksidentit./Alsat/