Site icon Telegrafi

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot paradite në magjistralen Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Rreth orës 09:30, policia ka marr informatën për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Besi në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë. Dy vetura kanë qenë të përfshira në aksident dhe për pasojë dy persona të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë me lëndime të lehta”, ka konfirmuar Borovci.

Sipas tij, policia ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident. /Telegrafi/

Exit mobile version