Site icon Telegrafi

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, pesë të lënduar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka theksuar se pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të trafikut.

Ai ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Stanovc.

Sipas tij, në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, “Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar tretmanë mjekësorë”, ka thënë  Zahiti.  /Telegrafi/

Exit mobile version