Telegrafi

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen shtatë persona

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti theksoi se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/