Telegrafi

Aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

Foto: Ilustrim

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 17:30, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë segmenti rrugor zona e fshatit Pestovë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasoje e lëndimeve te pësuara tre persona kane kërkuar tretman mjekësor”, deklaroi ai.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 19 aksidente trafiku, 8 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 11 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale./Telegrafi/