Telegrafi

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sonte rreth orës 19:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar rreth orës 19:00 , aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Pestovë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Vushtrrisë”, ka thënë Avni Zahiti për Telegrafin.

Sipas zëdhënësit Zahiti,  shkaktar i aksidentit konsiderohet të jetë mos-mbajtja e distancës. /Telegrafi/