Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 16:30 në rrugën “Enver Hadri”, në Prizren.
Siç thuhet në raport, aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete.
“Ngasësi i motoçikletës, është dërguar për tretman mjekësor. Pak kohë pas aksidentit, motoçikleta është përfshirë në zjarr dhe është djegur tërësisht”, thuhet në raport. /Telegrafi/