Telegrafi

Aksident trafiku në Prishtinë, vetura godet dy këmbësorë

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:00 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, si pasojë dy persona janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar policia në rajonin e Prishtinës.

“Sot, më 11.07.2020 rreth orës 20:05 në rrugën ‘Bill Klinton’ ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugorë, një automjet në lëvizje ka goditur dy këmbësorë, të cilët si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Pas ndihmës se parë i aksidentuari është dërguar në emergjencën e QKUK-së.