Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.
“Rreth orës 19:00, në rrugën ‘Dëshmorët e kombit në Prishtinë’, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor, ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person si dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor. /Telegrafi/