Site icon Telegrafi

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktësisht në Veternik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajon e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30.

“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Veternik. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/

Exit mobile version