Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Zenel Salihu”, në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa përveç dëmeve materiale ende nuk dihet numri i personave të lënduar.
Si pasojë e këtij aksidenti, policia ka ndaluar qarkullimin e veturave në këtë rrugë.
Ndryshe, në 24-orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, 19 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 29 tjerë raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale. /Telegrafi/