Telegrafi

Aksident trafiku në Prilep të Deçanit, një i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites në fshatin Prilep të komunës së Deçanit.

Si pasojë, siç merr vesh Telegrafi, një person është vetë aksidentuar, me ç’rast ka pësuar edhe lëndime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe Zyra Rajonale e Policisë në Pejë.

Gjithashtu policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje. /Telegrafi/