Një këmbësore ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Podujevë.
Policia njofton se rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:30, në rrugën “Xhemajl Mustafa”.
“Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja. A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’i përballoi plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia njofton se, ngasësi i automjetit Golf, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor./Telegrafi/