Sot rreth orës 15:00 në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete.
Telegrafi mëson se si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Telegrafi/