Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se një person i komunitetit egjiptian ka humbur jetën në një aksident trafiku në Pejë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Treboviç.
“Raportohet se i dyshuari mashkull (egjiptian) derisa ishte duke drejtuar automjetin Ford nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes rrokulliset jashtë rrugës në anën e kundërt dhe si pasojë e aksidentit pëson lëndime të rënda i cili dërgohet në QKUK por pa shenja jete”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit. /koha/