Site icon Telegrafi

Aksident trafiku në Oksford, autobusi futet në një shtëpi private – pronari i saj në ato momente ishte duke drekuar

Në Oksford ka ndodhur një aksident trafiku kur autobusi me numër 15 për arsye të panjohura, u përplas në një shtëpi brenda të cilës në ato momente ishte një burrë që po drekonte.

Në momentin e përplasjes, autobusi ishte i zbrazët – pra pa pasagjerë, kurse banorët lokalë kanë bërë të ditur se është dëgjuar një zhurmë e madhe, e më vonë panë se autobusi kishte “ngecur” në shtëpinë e fqinjit të tyre, transmeton Telegrafi.

E derisa autoritetet vlerësuan dëmin material që është shkaktuar, banorët e shtëpive përreth janë detyruar të kalojnë natën nëpër hotele.

Burri, shtëpia e të cilit u shkatërruar është dërguar në një zonë të sigurtë derisa të konfirmohet nëse mund të rikthehet në pronë, e gjendja shëndetësorë e shoferit të autobusit është stabile. /Telegrafi/

Exit mobile version