Sonte rreth orës 22:10 në fshatin Milloshevë të Obiliqit ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjeteve.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”.
Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./Telegrafi/